Tmerret brenda kampit nazist të vdekjes
A mësojnë njerëzit ndonjëherë nga e kaluara? Kur të gjithë dëshmitarët kanë vdekur ose janë tretur, kjo mund të duket si ëndërr pothuajse joreale.
Edhe tmerri më i madh i shekullit të kaluar nuk është imun ndaj këtij fenomeni. Në atë aspekt, është mirë që Krematoriumi i ftohtë i József Debreczenit – i botuar në hungarisht në vitin 1950 – tashti është botuar në anglisht: në kohë të përshtatshme ai ia del mbanë të kthejë në kujtesë realitetin e Holokaustit.
Debreczeni, hungarishtfolës dhe hebre, u dëbua nga Serbia për në “tokën e Aushvicit” (siç shprehet ai në nëntitullin e librit) në maj të vitit 1944. Nuk qëndroi shumë në kampin kryesor dhe 14 muajt e ardhshëm i kaloi në tri nënkampet e Gros-Rosenit – në Ojle, Fyrstenshtajn dhe Dyrnhau, ku në të fundit përfundoi në “krematoriumin e ftohtë” të titullit, në spitalin ku ekzekutimin e prisnin të burgosurit që ishin shumë të dobët për të punuar.
Si gazetar dhe poet, dëshmia e tij është e pazakontë. Primo Levi vuri re se në shkrimet e të mbijetuarve shpeshherë përdoren fjalë e tilla si “i papërshkrueshëm” ose “i pashprehur”: gjuha nuk u krijua për botën e paqetë dhe të egër.
Por, në përkthimin real të Paul Olchváryt, Debreczeni shkruan me qartësi kinematografike: me një lloj të rezistencës në vetvete, me një vendosmëri për të shfaqur detajet e triumfit mbi dehumanizimin masiv.
Identiteti është i pari. “Si të dëshmoj se jam unë?” – pyet ai pasi i konfiskohen rrobat dhe dokumentet. Por, e mban veten gjallë duke njohur të tjerët dhe përmes marrëdhënieve me ta: Béla Maurer – avokat dhe redaktor nga Novi Sadi; Bálint – gazetar tjetër nga Bratislava; Farkas – mjek nga Budapesti që do ta ndihmojë të shpëtojë nga tifoja;
Jeta në kamp është e shpjeguar në detaje: uria, dizenteria, pneumonia, edema e urisë, tregu i trambës që përshpejton “përkeqësimin tonë të menjëhershëm … ata që nuk pinë duhan shpeshherë janë në gjendje të shkëmbejnë, për veten, vlerën e bukës së pesë ose gjashtë jetëve”.
Morrat e trupit janë torturë vdekjeprurëse, “vendfushimet e larvave vezulluese të madhësisë së pëllëmbës duke marrë formë në leckat dhe batanijet tona.
Ashtu si imazhet e turbullta të makthit, këto njolla të argjendta nisin të trazojnë, më pas përpëliten dhe më pas tmerrësisht përdridhen dhe pa nda shpërndahen. Netët tona të gjysmëgjumit ashtu përfundojnë. Ato orë të caktuara për të pushuar tashti kalojnë me mallkime dhe me gërvishtjet torturuese”.
Më vonë morrat bëhen bartësit kryesor të tifos që qëllimisht futet në kampin Dyrnhau nga gjermanët të cilët i sillnin të burgosur e infektuar – për të eliminuar popullsinë e kampit, pa akuzën për vrasje masive të muajve të fundit të luftës.
Në tregimin e Debreczenit, morrat si metaforë nënkuptojnë nazistët të cilët i mban më në sfond. Bota e përditshme e të burgosurve është ajo e kapove, e të burgosurve paksa më superiorë të cilët për racionet shtesë i terrorizuan ata që ishin Häftlinge (të burgosurit). Një ditë, paraqitja e një oficeri të rrallë të SS-it bëhet gjithnjë e më tronditëse.
“Kush është punëtori më i mirë?” – pyet. “46514-shi” – përgjigjet kapoja. Një djalë i ri i përcëlluar nga dielli, ish-druvar nga Karpatet del për të marrë vëmendjen. Njeriu i SS-it “zgjat dorën te këllëfi, nxjerr revolverin dhe shtyp tytën në tëmthin e 46514-shit. E shtëna kumbon. Burri, i cili ishte duke qëndruar drejt si një shtizë flamuri, lëkundet para se të bie me fytyrë poshtë në gropë … ‘një demonstrim i vogël ky’, thotë ai, ‘një shembull se si duhet të ngordhë edhe çifuti më i mirë’”.
Teksa nazistët dhe kapot ikin dhe ushtarët sovjetikë mbërrijnë, Debreczeni, pjesërisht i shëruar nga tifoja, gjendet mes dëshirës për hakmarrje dhe nostalgji.
“Duke shtrënguar dhëmbët, përpiqesha të ecja sërish. Mendoj dhe ia kam zili Farkasit dhe Brüllit, edhe pse më mungojnë. Më mungojnë edhe fytyrat e tjera. Më mungojnë të gjithë me të cilët ndonjëherë kam folur. Nuk e njoh më askënd këtu; njerëzit e rinj që nuk i kam parë kurrë më parë po bëjnë gjeste përreth meje”.
Përmendet hakmarrja nga të burgosurit e tjerë: qërimi i hesapeve me kapot brutalë duke i ndjekur teksa iknin për të shpëtuar. Ai gjithashtu vë në dukje ndëshkimin e merituar të disa torturuesve që ikën nga kampi, për të vdekur nga tifoja disa ditë ose javë më vonë.
Teksa nazistët dhe kapot ikin dhe ushtarët sovjetikë mbërrijnë, Debreczeni, pjesërisht i shëruar nga tifoja, gjendet mes dëshirës për hakmarrje dhe nostalgji.
“Duke shtrënguar dhëmbët, përpiqesha të ecja sërish. Mendoj dhe ia kam zili Farkasit dhe Brüllit, edhe pse më mungojnë. Më mungojnë edhe fytyrat e tjera. Më mungojnë të gjithë me të cilët ndonjëherë kam folur. Nuk e njoh më askënd këtu; njerëzit e rinj që nuk i kam parë kurrë më parë po bëjnë gjeste përreth meje”.
Përmendet hakmarrja nga të burgosurit e tjerë: qërimi i hesapeve me kapot brutalë duke i ndjekur teksa iknin për të shpëtuar. Ai gjithashtu vë në dukje ndëshkimin e merituar të disa torturuesve që ikën nga kampi, për të vdekur nga tifoja disa ditë ose javë më vonë.