79-vjetori i gazetës “Rilindja”, ish-punonjësit sjellin kujtimet e tyre

79-vjetori i gazetës “Rilindja”, ish-punonjësit sjellin kujtimet e tyre

Dosier February 12, 2024 - 21:40

Më 14 shkurt 1945 filloi për herë të parë botimi i gazetës "Rilindja" në një ndërtesë të vogël në qytetin e Prizrenit. Pas 6 muajsh në gusht të po atij viti botimi i gazetës Rilindja kalojë në Prishtinë me tirazh më të madh.

Më vonë "Rilindja" arriti të botohej me tirazh prej 20000 ekzemplaresh në ditë e që supozohej që lexohej prej 100000 personave në bazë ditore.

Ndërkohë ish-punonjësit sjellin pak nga kujtimet e tyre gjatë karrierës në Rilindje.

 “Unë hala jetoj, hala e endërroj Rilindjen, hala të shpeshta i kam ëndërrat me Rilindjen, me punën si gazetar në Rilindje. Ka qenë ëndërr e secilit gazetar në Rilindje që ta shijoj punën në liri, kemi jetu në kushte jashtëzakonisht të rënda, kemi përballu sfida të skajshme. Rilindja është një shkollë në botë “, tha për RTK-në ish punonjësi i Rilindjes Behar Zogjani.

Të freskëta kujtimet për punën në gazetën “Rilindja” i ka edhe Binak Kelmendi.

 “Unë kam fillu të punoj herët që nga vitet 76’ deri në vitet 99’.  Ka qenë një përvojë e këndshme e imja edhe e kolegëve të mi të gazetës Rilindja, për të cilën kemi dhënë edhe mund edhe djersë edhe dije por edhe sakrificë”, deklaroi ai për RTK-në.

Më 5 shtator 1990, nga pushteti i asaj kohe u ndalua botimi i gazetës “Rilindja”.  Sot në 79-vjetorin e saj Kosova nuk ka asnjë gazetë të shtypur.