Në vitin 1938 Saranda u quajt Zogaj, në vitin 1939 Porti Edda
Në vitin 1938, për ta nderuar Ahmet Zogun, Saranda u quajt Zogaj. Ndërkaq, një vit më vonë, për ta nderuar mbesën e Benito Mussolinit, u quajt Porti Edda.
Sipas gazetares Fatmira Nikolli, një Fletore Zyrtare që mban datën e datës 26 gusht 1938, pasqyron një vendim të Këshillit të Ministrave me nr.753 që mban datën 6 korrik 1938, për ndryshimin e emrave të qyteteve, fshatrave dhe lagjeve të Shqipërisë. Mes tyre, emri i qytetit të Sarandës ndryshohej në Zogaj (nga Zogu që në atë kohë qe mbret), ndërsa emrat e tjerë duket qenë në prirje për t’u shqipëruar, si:
Bistrovica – Kështjelëlzë
Dobronik – Bukuranje
Gjoroven – Maliplak
Ksamil – Mulliri
Mejden – Sheshe
Sulltan Pajazit – Lagja Mbretnore
Shurkave – Vjosa
Badlonja – Malakuqi
Bodari – Bora
Leusa – Mëshira
Leshica – Shëngjoni
Lipa – Bliri
Lipivani – Qershizë
Lushja – Lushnjë
Musukari – Myshqerrë
Novosela – Fshati i ri
Ogdunini – Qiparisi
Trebozishta – Trillagje
Goznishta – Uji i ftohtë
Rabani – Arbani
Zleusha – Bukuroshe
Çoroguni – Bregzalli
Potgorani – Nënmali etj.
Ndërkaq, sipas studiuesit Kastriot Dervishi, në vitin 1939 Këshilli i Ministrave vendosi që Saranda të quhej Porti Edda – për nder të vajzës së Mussolinit e cila ishte gruaja e kontit Galeazzo Ciano.
Vendimi nr. 151 i datës 31 maji 1939 është ky:
Këshilli Ministruer në mbledhjen e Tij të sotshme të mbajtun nën kryesinë e z. Shevdet Verlaci, kryeministër e zav.ministër i P. Botore, me anëtarë z. Xhafer Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. Jashtme, Maliq Bushati, ministër i P. Brendshme, Fejzi Alizotti, ministër i Financavet, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit, Anton Beça, ministër i Ekonomisë Kombëtare, Tefik Mborja, ministër, sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste, në vijim të vendimit të tij nr. 107 datë 24.V.1939 vendosi që qyteti i Sarandës të pagëzohet “Porti Edda”.