Gabimet që anulojnë pranimin tuaj në një kolegj ndërkombëtar
Lumturia e pranimit nga Universiteti i Harvardit u zbeh për të paktën 10 anëtarë të ardhshëm.
Shkolla refuzoi pranimin e studentëve pasi administratorët gjetën postime publike në Facebook që ishin të papranueshme si ngacmime apo shaka ndaj grupeve të ndryshme minoritare.
Çdo vit ndodhin anullime të pranimeve të kolegjeve për arsye të ndryshme.
Edhe pse një përfaqësues i Harvardit tha se universiteti nuk “komentonte publikisht mbi statusin e pranimeve të aplikantëve individualë”, postimet e tyre vënë në dyshim karakterin moral të studentëve.
“Kolegji i Harvardit rezervon të drejtën për të tërhequr një ofertë pranimi në kushte të ndryshme, duke përfshirë nëse një student i pranuar angazhohet në sjellje që vënë në dyshim ndershmërinë, pjekurinë apo karakterin moral të tij”.
Postimet e mediave sociale nuk janë e vetmja arsye që pranimet mund të revokohen. Arsyet e tjera përfshijnë:
Çështjet disiplinore. Këto përfshijnë pezullime shkollore apo dëbime në shkollën e mesme.
Notat. Ndryshime të rëndësishme në nota mund të lëndojnë studentët e pranuar. “A mund të rezultojë një notë 9 e marrë në një shfuqizim? Ka shumë të ngjarë,” tha Brian Taylor, drejtor i “Ivy Coach”. Është e rëndësishme që studentët të përpiqen dhe të mbajnë notat e tyre, por nuk duhet të shqetësohen shumë për luhatjet e vogla.
Sjellja gjatë kohës që janë në kampus. Studentët duhet të jenë të vetëdijshëm se sjellja e tyre në fundjavë është gjithashtu subjekt i shqyrtimit, sipas Taylor, i cili tha se çështjet si pirja e alkoolit kur je në moshë të mitur në festat vëllazërore gjatë këtyre fundjavave mund të sjellin anulim të pranimeve në disa raste.
Akuzat penale. Së fundmi, akuzat penale mund të rrezikojnë pranimin tuaj. Në Harvard madje ka ndodhur një rast kur u tërhoq një pranim nga Owen Labrie, pasi ai u akuzua për përdhunim në vitin 2014. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e sulmeve seksuale, por u shpall fajtor për akuzën e një keqbërjeje sipas statutit ligjor.