140 vjet nga botimi i revistës së parë shqipe, “Flamuri i Arbërit”

140 vjet nga botimi i revistës së parë shqipe, “Flamuri i Arbërit”

Dosier November 05, 2023 - 18:18

Viti 2023 shënon 140-vjetorin e botimit të revistës së parë në gjuhën shqipe.

Revista ruhet në fondin e bibliotekës “Qemal Baholli” në Elbasan dhe titullohet “Flamuri i Arbrit”.

Kjo revistë u botua për herë të parë nga Jeronim De Rada në vitin 1883 me synimin për të ruajtur dhe përçuar gjuhën Shqipe.

Në revistën e parë shqipe De Rada trajtoi çështje kulturore, letrare, shoqërore, por edhe problematika të politikës së kohës.

“Viti 2023 është viti i 140 i botitmit të revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbrit” botuar nga De Rada në vitin 1883. Është një revistë kulturore, letrare, shoqërore, por mbi të gjitha në këtë revistë trajtohen probleme politike të kohës.

De Rada ka pasur si qëllim të çojë në fund amanetin e heroit tonë Skënderbeut për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe”, tha Manjola Hatellari Drejtoreshë e Bibliotekës “Qemal Baholli

Në kuadër të përvjetorit të kësaj reviste në bibliotekën publike të Elbasanit u organizua një miniekspozitë.

“Kjo miniekspozitë e revistës së parë “Flamuri i Arbrit” është një kujtesë e mirë për të gjithë qytetarët sepse pas Lidhjes së Prizrenit u lanë shumë detyra për ruajtjen e përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjës partiotike. Revista e parë “Flamuri i Arbrit” është një revistë në gjuhën e arbëreshëve dhe një faqe në italisht”, tha Fetah Biza, hulumtues.

Në revistën e parë shqip De Rada dha përshkrime mahnitëse për krahinën e Korçës dhe të Krujës duke përshkruar me detaje fshatrat dhe kulturën.

Ndoshta jeta e shkurtër 5-vjeçare e kësaj reviste nuk i dha kohë De Radës të shkruante edhe për krahinat e tjera të Shqipërisë, raporton euronewsal.

Image