Intervista e Bekim Jasharit vetëm pak ditë pasi e kishe humbur familjen

Intervista e Bekim Jasharit vetëm pak ditë pasi e kishe humbur familjen

Dosier May 13, 2021 - 15:50

Vetëm pak ditë pasi kishte humbur familjen në përballje me forcat serbe në Prekaz, Bekim Jashari, i cili në atë kohë ishte në Gjermani ka dhënë një intervistë.

Në këtë intervistë Bekim Jashari tregon se si çdo ditë po informohet për situatën në Kosovë përmes lajmeve dhe po sheh tmerrin që po bëjnë forcat serbe ndaj popullatës së pafajshme.

“Në lajme çdo ditë po shohim se si është duke zhvilluar një luftë në Kosovë, sesi vriten fëmijët dhe deri tek plaku, por kjo nuk më frikëson sepse gjyshi më ka treguar se lufta këto i ka”, thotë Jashari.

Ai me krenari flet se si kanë rënë për Kosovën shumica e anëtarëve të familjes, ndërsa kanë mbijetuar edhe 10 të tjerë, ndërsa i bindur shprehet se është i gatshëm që së bashku me anëtarët tjerë që kanë mbetur të japin jetën për Kosovën.

“Kemi humbur shumë anëtarë të familjës më 5 mars në luftimet në Prekaz, por kemi mbetur edhe 10 edhe ne jemi të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, dëgjohet duke thënë Bekim Jashari, i cili sot është kryetar i Komunës së Skenderajt.

Për më shumë ndiqeni në linkun më poshtë intervistën e rrallë.