Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Kështu festohej fitorja e zgjedhjeve brenda shtëpisë së Rugovës

Kështu festohej fitorja e zgjedhjeve brenda shtëpisë së Rugovës

Dosier January 28, 2021 - 11:58

Kështu festohej fitorja e zgjedhjeve brenda shtëpisë së Rugovës

Pak kush e kishte pritur fitoren e LDK-së menjëherë pas luftës në Kosovë.

Por rezultatet ishin befasuese. LDK-ja doli fituese e zgjedhjeve të para lokale të mbajtura në vitin 2000 por edhe në zgjedhjet nacionale.

Por sado e thellë që ka qenë fitorja, lideri i saj Ibrahim Rugova, është treguar modest duke mos dhënë shenja euforie pavarësisht fitores së madhe.

Në këtë video, shihet se si lideri i LDK-së festonte fitoret e zgjedhjeve brenda rezidencës së tij me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, në momentin që dalin rezultatet e zgjedhjeve.

Fitorja e LDK-së në atë kohë ishte 46% apo mbi 334 mijë vota, ndërsa pas tyre radhitej PDK-ja me 25% apo mbi 184 mijë vota.

Kujtojmë se LDK-ja në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur më 6 tetor të vitit 2019, ka dal e dyta pas Vetëvendosjes me mbi 206 mijë vota apo 23% .