Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Video e rrallë: Ibrahim Rugova e Adem Demaçi duke festuar Vitin e Ri 1997

Video e rrallë: Ibrahim Rugova e Adem Demaçi duke festuar Vitin e Ri 1997

Dosier December 31, 2020 - 12:34

31 dhjetorin e vitit 1996, ish-presidenti Ibrahim Rugova, e kishte kaluar bashkë me veprimtarin e çështjeve kombëtare, Adem Demaçin.

Bashkë ata kishin pritur Vitin e Ri 1997, derisa kishin ngritur dolli së bashku me personalitete tjera të jetës politike.

Ish-presidenti Rugova, kishte ftuar në pritje të festës partitë politike, udhëheqës të institucioneve, deputetë të Kuvendit të Kosovës e përfaqësues të Zyrës Amerikane në Prishtinë.

Në video-incizimin të cilin e kishte publikuar Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës, shihen ish-presidenti dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi duke ngritur dolli me rastin e Vitit të Ri 1997 së bashku me personalitetet e jetës politike.

Ish-presidenti Rugova, atë ditë kishte thënë se viti që po lënin pas ishte vit i sakrificave për liri e pavarësi dhe se në vitin e ardhshëm do të bëheshin përpjekje më të mëdha për njohjen e Kosovës.

“Viti që po lëmë pas ishte një vit i përprekjeve, i sakrificave të mëdha për liri e pavarësi, vit i ndërtimit të shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës. Viti që po lëmë pas ishte vit i njohjes dhe afirmit të Kosovës në planin ndërkombëtarë. Ky vit do të shënohet si vit historik me hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë. Viti që po vjenë do të jetë vit i përpjekjeve më të mëdha për përforcimin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjes më të mëdha të Kosovës”, kishte thënë Rugova atë ditë.

Nga mysafirët e ftuar të presidentit kishin qenë: Adem Demaqi, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Hajrullah Gorani, Kaqusha Jashari, Anton Noka, Jusuf Bajraktari, Abdullah Vkrri, Luljeta Pula, Sabri Hamiti, Xhemail Mustafa, Ismail Kastrati, Enver Maloku, Alush Gashi, Ramush Mavriqi, Milazim Krasniqi, Adem Gashi, Rifat Blaku, Pashkë Stakaj, Esat Stavileci, Behxhet Shala, Gjergj Dedaj, Mehmet Hajrizi, Rexhep Osmani, Gazmend Pula, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Gjyljeta Mushkolaj, Amer Shabani./Express

Në vijim ndiqni fjalën përshëndetëse Rugovës.

 

Kujtesë institucionale! Pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996 për institucionet e Kosovës! Sot, 23 vjet më parë, Institucionet e Kosovës si: Partitë politike, Institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë, etj, ishin të ftuara në pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996! Nga mysafirët e ftuar ishin: Adem DEMAQI, Mark KRASNIQI, Idriz AJETI, Fehmi AGANI, Hajrullah GORANI, Kaqusha Jashari, Anton NOKA, Jusuf BAJRAKTARI, Abdullah VOKRRI, Luljeta Pula, Sabri HAMITI, Xhemail MUSTAFA, Ismail KASTRATI, Enver MALOKU, Alush Gashi, Ramush MAVRIQI, Milazim Krasniqi, Adem GASHI, Rifat Blaku, Pashkë STAKAJ, Shemsi PERANI, Esat STAVILECI, Behxhet SHALA, Gjergj Dedaj, Mehmet Hajrizi, Rexhep Osmani, Gazmend Pula, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Gjylieta Mushkolaj, Amer SHABANI, etj. Në vijim ndiqni fjalën përshëndetëse të Dijetarit RUGOVA! Video ekskluzive nga arkivi im, 31 dhjetor 1996! ©Adnan MEROVCI

Posted by Adnan Merovci on Tuesday, December 31, 2019