Pamje të rralla – Ushtarët e UÇK-së me anë të bojlerit hedhin në ajër autoblindën me ushtarët serbë

Pamje të rralla – Ushtarët e UÇK-së me anë të bojlerit hedhin në ajër autoblindën me ushtarët serbë

Dosier April 17, 2020 - 08:25

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi më 28 shkurt të vitit 1998, në mes të forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjatë kësaj lufte u dëbuan mbi 1 milion shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK’së e të tjerët qytetarë të thjeshtë si dhe ishin të zhdukur rreth 5 mijë njerëz.

Në tërë Kosovën kishte luftë ashtu si edhe në territorin e Suharekës, konkretisht në fshatrat Duhël, Bllacë, Budakovë, Maqitevë ku ishin zhvilluar luftime të ashpra të UÇK’së me forcat serbe.

Njëra ndër aksionet më të famshme të UÇK’së në Suharekë ndaj forcave serbe, ishte aksioni në Duhël, që ishte zhvilluar me 25 qershor të vitit 1998. UÇK kishte përgatitur një ngrohës të ujit (bojler) që ta hidhnin në erë një autoblindë të forcave serbe.

Sipas dëshmitarëve që atëherë ishin luftëtarë, ngrohësi i ujit (bojleri) ishte mbushur me eksploziv nga një luftëtar i Bllacës së Suharekës me iniciale D.Z.

Autoblinda dhe komplet skuadra e policisë serbe ishte hedhur në erë nga ky ngrohës i ujit (bojler), i cili ishte eksploduar nga dy ushtarët e UÇK’së me iniciale, N.S dhe D.Z.

Pamjet e shpërthimit të kësaj autoblinde nga ngrohësi i ujit (bojleri) i ka xhiruar ushtari B.P dhe që ishin shpërndarë në mediet botërore.

Më poshtë mund ta shihni momentin kur autoblinda shpërthen nga eksplozivi i montuar në ngrohës të ujit (bojler).