Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Presidenti Wilson, kumbari i Shqipërisë, i cili nuk lejoi copëtimin e saj

Presidenti Wilson, kumbari i Shqipërisë, i cili nuk lejoi copëtimin e saj

Dosier April 13, 2020 - 14:21

Një dokumentar i shfaqur nga “ABC story” ka bërë të ditur mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë, duke penguar ndarjen e territoreve të saj në përfundim të Luftës së Parë Botërore, shkruan “Zëri.info”.

Në dokumentar thuhet se në vitet 1918-1920 presidenti amerikan Udru Uillson (Woodrow Wilson) dhe qeveria amerikane jo vetëm që e kanë mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi i territoreve, por kanë pasur në planet e tyre edhe përcaktimin përfundimtar të saktë të kufijve, me qëllim që të bashkojnë, aq sa është e mundur, të gjithë shqiptarët, të shtrirë kudo, rreth trungut kryesor, me qëllim final realizimin e një shteti të unifikuar. Po si ndodhi që krerët e shtetit më të madh të botës të investonin kaq shumë për një popullsi prej më pak se 1 milion shqiptarësh, historia e të cilëve, me përjashtim të kohërave të Skënderbeut, nuk i kishte kapërcyer ndonjëherë kufijtë ballkanikë? Përmes dokumenteve që shfaqen për herë të parë pikërisht këtyre pyetjeve u jep përgjigje dokumentari. /ZERI

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: