Rrëfimi i të mbijetuarit Riad Jashari, pak ditë pas sulmit në Prekaz

Rrëfimi i të mbijetuarit Riad Jashari, pak ditë pas sulmit në Prekaz

Dosier March 05, 2020 - 15:21

Vetëm pak ditë pas sulmit në Prekaz, mediat e huaja e kishin intervistuar një të ri shqiptar i cili I kishte mbijetuar sulmit tre ditor mbi familjën Jashari.

Riad Jashari, i cili në atë kohë ishte 16-vjeç, ka rrëfyer për mediat e huaja tmerrin që kishin përjetuar bashkë me famijën e tij, gjatë atyre tri ditëve, shkruan Magazina.al

Riadi ishte i vemtmi i shpëtuar në familjën e tij, pasi të gjithë të tjerët ishin vrarë gjatë sulmit të ushtrisë serbe.

Ai ka rrëfyer se si në fillim forcat serbe kishin nisur sulmin drejt shtëpive të Jasharajve me altileri të rëndë, ndërsa më pas familjarët e tij i kishin vrarë pasi ushtria mbërriti në shtëpinë e tyre ku ishin mbledhur bashkë me kusherinjtë e tij.

Riadi i kishte shpëtuar masakrës por ishte plagosur me katër plumba, ai po shërohej në një vend ku mediat nuk e kishin zbuluar nga frika se policia serbe mund të vinte tek ai.

Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e Riad Jasharit vetëm pak ditë pas sulmit: