Pamje të rralla të familjes Jashari më shumë se një muaj para sulmit nga forcat serbe
Dosier
March 05, 2020 - 10:11
5,6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këto ditë shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari
Pamjet që do të shihni më poshtë janë incizuar më 27 janar të 1998-tës, më shumë se një muaj para sulmit mbi familjen Jashari.
Në pamje shihen vrimat e plumbave nga sulmet paraprake të focave paramilitare serbe ndaj familjes legjendare të Jasharajve.
Në të shihen Hamza Jashari, i cili flet për represioin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.