Raportimi rënqethës i gazetarit të huaj nga Reçaku në vitin 1999 (Video)

Raportimi rënqethës i gazetarit të huaj nga Reçaku në vitin 1999 (Video)

Dosier January 15, 2020 - 16:30
Nga raportimet e tij, bota u njoh me krimin që ndodhi në Reçak

“Kosova sot është një Bosnje e dytë”. Kështu e kishte cilësuar gjendjen në Kosovë në vitin 1999, gazetari i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve ITN, i cili po raportonte nga Reçaku, shkruan Zëri.info

Ekipi i ITN, i kryesuar nga gazetari Bill Neely, kishte kapur skenat e para të forcave serbe që kishin hyrë në Reçak, e që më pas ishin shprendarë në gjithë botën.

Neely kishe raportuar nga lugina ku ndodheshin 45 trupat e masakruar të shqiptarëve deri tek xhamia në të cilin kishin qendruar trupat e tyre kur ishin parë nga të afërmit.

Në pamje shihet se shpeshehrë gazetari ishte detyruar të ndepriste raportimin e tij nga të shtënat që dëgjoheshin shumë pranë.

“Ka pesë ditë që nuk po pushojnë të shtënat në këtë fshat, por edhe këtë herë nuk e dimë se kush është objektivi i tyre” raportonte Neely, duke ju referuar offensives së forcave serbe

“Situata po përkeqësohet çdo ditë dhe Kosova sot është një Bosnje e dytë, një fushatë terrori kundër popullësisë etnikisht të ndryshme”.

Raportimi i ITN-së mbyllej me vajtime nga Reçaku kur familjarët vizituan trupat e të vrarëve që ishin mbledhur në xhaminë e fshatit./ZËRI/