Dalin pamje dhe këngë për dëshmorin Mehë Uka

Dalin pamje dhe këngë për dëshmorin Mehë Uka

Dosier December 29, 2019 - 15:32

Sot është përkujtuar dëshmori Mehë Uka në 23-vjetorin e vdekjes së tij. Familjarë të dëshmorit  kanë shpërndarë në rrjetet sociale një video të kohës kur ai ishte gjallë, e  të papublikuar deri më tani

E në videon e publikuar nga familjarët e dëshmorit Mehë Uka, dëgjohet edhe një këngë e cila i është kujtuar jetës dhe veprës së tij.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kujtuar Ukën në 23-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka shkruar se para 23 vjetësh, Ukës i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë ngs forcat serbe.

“Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar”, ka shkruar Thaçi.

Mehë Uka u vra nga UDB-ja më 29 dhjetor të vitit 1996.  Fillimisht ai ishte dënuar me 60 ditë burgim, të cilin e kishte mbajtur në Mitrovicë e Smrekovnicë.

Pas lirimit ai kishte vazhduar veprimtarinë patriotike dhe pas një viti dënohet 18 muaj e me vonë me 7 vite burg.