Ky gjyqtar do ta drejtojë finalen Francë – Kroaci

Ky gjyqtar do ta drejtojë finalen Francë – Kroaci

Botërori 2018 korrik 12, 2018 - 23:27
Lajmet e fundit nga sporti

Argjentinasi Nestor Pitana është caktuar gjyqtar i ndeshjes finale të Botërorit Rusia 2018 që do të zhvillohet në mes të Francës dhe Kroacisë

Ndeshja e madh do të zhvillohet në Moskë të dielën në mbrëmje me Kroacinë që për herë të parë shkojnë në finale të një Botërori dhe Les Bleus për herë të tretë.

FIFA ka lajmëruar sot që Pitana do të ndaj drejtësinë në këtë ndeshje, i ndihmuar nga asistentët hernan Maidana dhe Juan Belatti, me holandezin Bjorn Kuipers që do të jetë zyrtarë i katërt.

43 vjeçari ka drejtuar katër ndeshje në këtë Botëror, përfshirë ndeshjen hapëse të Rusisë ku e mundi 5-0 Arabinë Saudite, ndeshjen Kroaci-Danimarkë te 1/8’ës se finales dhe Francë-Uruguai në çerekfinale, ndeshje që përfundojë më rezultat 2-0.

Ndërkaq, të shtunën do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë ku gjyqtar do të jetë iraniani Alireza Faghani.

Reza Sokhandan dhe Mohammed Mansouri janë asistentët e tij, me senegalezin Malang Diedhiou si zyrtar i katërt.

Kjo ndeshje do të zhvillohet mes Belgjikës dhe Anglisë.