Anderson arrin në Rusi për të shikuar ndeshjen Francë – Belgjikë

Anderson arrin në Rusi për të shikuar ndeshjen Francë – Belgjikë

Botërori 2018 korrik 10, 2018 - 15:32
Lajmet e fundit nga sporti

Aktorja e njohur amerikane, Pamela Anderson ka arritur në Shën Petersburg për të shikuar ndeshjen Francë – Belgjikë.

“Mirëmëngjesi nga Shën Petersburg, jam e lumtur që jam këtu për të mbështetur Francën në Kampionatin Botëror”, ka shkruar Anderson në Instagram.

Aktorja 51 vjeçare raportohet se është në lidhje me mbrojtësin e njohur francez, Adil Rami.

Ndeshja Francë – Belgjikë do të ndiqet gjithashtu nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe ministri i jashtëm belg Didier Reynders, si dhe mbreti Philippe dhe mbretëresha Mathilde.

Ndeshja mes dy kombëtareve të njohura do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës.

Fituesi i këtij takimi do të luajë në finale me fituesin e takimit Kroaci – Angli.