‘Luftë’ për finale

‘Luftë’ për finale

Botërori 2018 korrik 10, 2018 - 11:56
Detajet

Franca dhe Belgjika do të luftojnë ndaj njëra-tjetrës për ta kërkuar finalen e madhe të Kupës së Botës. Për belgët kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë pas tri dekadash. Ndërkohë, Franca tani shihet si favoritja kryesore për të triumfuar në Botëror, pas eliminimit të Brazilit, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Pasi që Franca dhe Belgjika kanë siguruar luftën për medalje deri në fundjavë, tani do të shohim se cila prej tyre do të jetë në ndjekje të së artës, së cilës do t’i mbetet e bronzta. Dy përfaqësueset i hynë këtij kompeticioni me shpresa të mëdha, por njerëzit kishin dyshime nëse këto ekipe do të arrinin ta kontrollonin talentin e jashtëzakonshëm të tyre për t’u vënë në kërkim të finales. Derisa dyshimet për mbrojtjen u rritën ndaj Argjentinës, respektivisht ndaj Japonisë, të dyja skuadrat kanë treguar stabilitet, me belgët që janë duke shijuar një sukses të madh në këtë kompeticion që prej vitit 1986. “Djajtë e kuq” do të duhet të bëjnë pa një lojtar kyç ndaj Francës si Thomas Meunier, i cili mori kartonin e tij të dytë të verdhë në këtë kompeticion në ndeshjen çerekfinale ndaj Brazilit. Ndërkohë, te francezët është rikthyer mesfushori Blaise Matuidi, i cili është rikthyer nga suspendimi.

Francezët impresionuan kundër Argjentinës përmes sulmit të rrezikshëm, ndërsa ndaj Uruguait u shfaqën shumë solidë. Tani ata duhet të mposhtin ekipin më spektakolar të turneut deri më tani. Për futbollistin më të rrezikshëm të Belgjikës, Eden Hazard, Franca e ka një zgjidhje: N’Golo Kanten. Përballja mes dy bashkëlojtarëve të Chelseat mund të jetë vendimtare për rezultatin përfundimtar të takimit.

Roberto Martinez pritet ta ndërrojë formacionin në 4-4-2, për t’iu adaptuar stilit të Francës. Nëse ndodh kështu Naser Chadli mund të luajë në të djathtë me Yannick Carrasco, që mund të luajë në krahun tjetër. Belgët duken më të gatshëm se kurrë në anën fizike, psikologjike dhe futbollistike, për të treguar se “gjenerata e artë” e tyre mund t’ia dalë.

Franca nuk është takuar me asnjë ekip tjetër më shumë se ndaj Belgjikës, në plot 74 takime. Sidoqoftë, janë takuar vetëm dy herë në Kupën e Botës me takimin e tyre të fundit, që është luajtur për vendin e tretë në “Meksika 1986” dhe që prej atëherë kanë luajtur në vetëm 8 ndeshje miqësore. /Zëri