Abedin Januzaj: Shumë spekulime rreth Adnanit, ua zbuloj krejt të vërtetat! (VIDEO)
Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë shqiptare, reprezentues i kombëtares së Belgjikës, para pak kohësh, gjatë një konference për media, kishte thënë se është i lindur në Belgjikë dhe ndihet belg.
Dhe, kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe në mediat shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Megjithatë, babai i tij Abedin Januzaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën Lajm dhe Lajm Tv ka sqaruar se çfarë në fakt ka deklaruar Adnan Januzaj dhe cili ka qenë qëllimi i tij.
Në intervistë, ai ka treguar se djali i tij asnjëherë nuk kishte marrë ftesë nga Shqipëria, dhe se nuk ndihet tradhtarë, por krenarë me sukseset e djalit të tij, përcjellë Zeri.info.
Gjithashtu në këtë intervistë të rrallë dhe mjaftë interesante, Abedin Januzaj, tregon edhe për golin spektakolar të Januzajt kundër Anglisë, shanset e Belgjikës kundër Brazilit në botërorin e Rusisë dhe rikthimin e mundshëm të Adnan Januzajt tek Manchester United.