Xhaka vjen me një mesazh emocionues
Botërori 2018
July 04, 2018 - 16:01
Lajmet e fundit nga sporti
Granit Xhaka ka ardhur me një mesazh emocionues pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror, shkruan Zeri.info.
“Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm në Botëror me këtë ekip dhe këta shokë dhe dhemb të them se i erdhi fundi.
Ju falënderoj secilin prej jush që më keni mbështetur gjatë këtij rrugëtimi, i cili kishte ngritje dhe zbritje.
Nuk di se si ta përshkruaj se sa me fat jam që e përfaqësoj këtë vend në Botëror.
Ngritjet kanë qenë të pabesueshme, ndërsa rëniet dhembin. Sidoqoftë, unë mund t’ua jap një premtim: Unë nuk do të ndalem kurrë së luftuari. Ky është futbolli. Kjo është jeta. Faleminderit që e keni ndarë këtë aventurë me mua”, ka shkruar Xhaka. /Zëri/