Kryeministri Edi Rama zbulon se si mund të mbështeten Shaqiri e Xhaka në Shqipëri

Botërori 2018 June 26, 2018 - 12:56

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se është hapur një llogari bankare ku çdokush mund të japë kontribut për ta paguar gjobën që ia shqiptoi FIFA dyshes shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pasi e festuan golin e tyre me shqiponjë.

“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA. Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Zëri/

Image

Të rekomanduara