Shqiptarët e Zvicrës e 'bombarduan' Serbinë

Botërori 2018 June 22, 2018 - 19:53

- Shqiptarët e Zvicrës e kanë 'bombarduar' Serbinë. Helvetikët fituan 2:1 me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Kjo ishte një fitore e madhe për zviceranët, të cilët e shohin veten shumë afër kualifikimit.

- Xherdan Shaqiri i bën krenarë të gjithë zviceranët dhe shqiptarët me golin e shënuar në minutat shtesë, 2:1.

- Zvicra po vazhdon të rrezikojë dhe po e kërkon golin e fitores.

- Shaqiri rrezikoi në kundërsulm, por në fund e humbi topin.

- Xherdan Shaqiri 'bombardon' me një projektil, por topi përfundoi në shtyllë.

- Granit Xhaka shënon gol spektakolar në minutën e 53-të, 1:1.

- Fillon pjesa e dytë.

Image

- Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Serbisë, 1:0 me golin e Aleksandar Mitroviç. Zviceranët luajtën më mirë dhe krijuan disa raste, sidomos tri herë rrezikoi Blerim Xhemaili, por nuk ia dolën të shënonin. Ata do ta kërkojnë golin e barazimit në pjesën e dytë.

Image

- Tadiç rrezikoi për Serbinë me një gjuajtje të fuqishme.

Image

- Xhemaili e humbi edhe rastin e tretë për Zvicrën.

- Xhemaili e lëshoi rastin më të mirë deri tash për Helvetikët.

Image

- Zvicra rrezikoi me Blerim Xhemailin, i cili gjuajti jashtë portës.

- Serbia kalon në epërsi me Aleksandar Mitroviç, i cili shënoi me kokë në minutën e pestë, 1:0.

Image

- Serbia, e rrezikshme me Mitroviç.

- Zvicra rrezikon me Granit Xhakën.

Image

- Fillon ndeshja.

Image

- Tifozët serbë vërshëllejnë emrat e Shaqirit dhe Behramit, të cilët i thirri spikeri zyrtar i ndeshjes.

- Katër futbollistë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të luajnë nga minuta e parë për Zvicrën.

- Tifozët serbë vërshëllejnë himnin e Zvicrës.

- Intonohen himnet

- Zvicra dhe Serbia do të luajnë sonte në përballjen speciale, sidomos për futbollistët shqiptarë, të cilët e përfaqësojnë ekipin Helvetik.

“Zëri” do t’ju mbajë të informuar me gjithçka që ndodhë sonte në ndeshjen e Grupit E të Botërorit të futbollit. /Zëri/

Image

Të rekomanduara