E pabesueshme: Futbollisti i Marokut tregon çfarë i ka kërkuar gjyqtari Ronaldos sot
Botërori 2018
June 20, 2018 - 22:56
E pabesueshme!
Gjyqtari Mark Geiger ia ka kërkuar Cristiano Ronaldos fanellën pas ndeshjes.
Kështu ka deklaruar futbollisti i Marokut, Nordin Amrabat, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nuk e di me çfarë është mësuar arbitri, por pashë që ishte shumë i mahnitur nga Cristiano Ronaldo”, deklaroi Amrabat.
“Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk”, shtoi ai.