Uruguai kualifikohet tutje
Botërori 2018
June 20, 2018 - 18:48
Detajet
Uruguai ka shënuar një fitore të vështirë 1:0 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e xhiros së dytë në grupin, transmeton zeri.info
Por, kjo ishte e mjaftueshme për uruguaianët që të sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/8-ës së finales.
Luis Suarez shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 23-të.
Ndeshja e xhiros së tretë mes Uruguait dhe Rusisë do të jetë vendimtare për pozitën e parë në grupin A./Zëri