Neymar luan ndaj Kosta Rikës? Merret vendimi
Botërori 2018
June 20, 2018 - 17:10
Detajet
Një ditë më parë braziliani Neymar ka lënë stërvitjen pas disa dhimbjeve që ai ndjeu në pjesën e kaviljes.
Megjithatë sot ylli i ekipit brazilian është bashkuar me ekipin duke u stërvitur normalisht.
26-vjecari mori pjesë në të gjitha ushtrimet në mënyrë normale, në takimin me dyer të mbyllura në Soçi.
Tashmë Neymar nuk është më një dyshim për ndeshjen e ardhshme kundra Kosta Rikës, të paktën kështu bën me dije Federata Braziliane e Futbollit.