Ronaldo ia siguron fitoren Portugalisë

Ronaldo ia siguron fitoren Portugalisë

Botërori 2018 qershor 20, 2018 - 15:51
Detajet

Portugalia ka shënuar fitore ndaj Marokut në xhiron e dytë të grupit B, transmeton zeri.info

Ishte kapiteni Cristiano Ronaldo ai që ia siguroi fitoren portugezëve me golin e shënuar qysh në minutën e katërt.

Tani ylli i Real Madridit kryeson listën e golashënuesve të Botërorit me katër realizime nga dy ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë që përfaqësuesja portugeze rrëmben vendin e parë në grupin B me katër pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Spanjës dhe Iranit do të zhvillohet sonte në orën 20:00./Zëri