Rusia hap Botërorin me spektakël

Botërori 2018 June 14, 2018 - 18:56
Rusia dhuron spektakël

Nikoqiri i Kupës së Botës, Rusia, e ka mposhtur me lehtësi Arabinë Saudite, në ndeshjen hapëse të Botërorit, e cila u zhvillua në stadiumin Luzhniki, ku ishte i pranishëm edhe numri një i Rusisë, Vladimir Putin, së bashku me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.

Rusia fitoi 5-0 me golat e Yuri Gazinskiy 12’, Denis Cheryshev 43’ e 91’, që hyri në lojë në minutën e 24’, në vend të lënduarit, Alan Dzagoev si dhe Artem Dzyuba në minutën e 72-të.

Rusia tani është lider i Grupit A me 3 pikë, ndërsa nesër nga ora 14:00 zhvillohet sfida tjetër e këtij grupi mes Egjiptit dhe Uruguait. /Gazeta Express/

 

Të rekomanduara