Shqipet e Zvicrës nisen për Rusi

Botërori 2018 qershor 11, 2018 - 14:05

Përfaqësuesja e Zvicrës ka udhëtuar të hënën drejt Rusisë ku do të marrë pjesë në Kampionat Botëror, shkruan zeri.info.

Ekipin Helvetik në “Rusia 2018” do ta përfaqësojnë katër futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Të katër ishin pjesë e kontingjentit prej 23 futbollistëve në aeroplan dhe dukeshin në humor të mirë. Zviceranët synojnë të arrijnë suksese në evenimentin që nis këtë të enjte. /Zëri/

Image