Grusht-shteti në Turqi: Arrestohen edhe oficerët kryesor ushtarak

Bota korrik 17, 2016 - 12:36

Turqia është duke vazhduar misionin e saj për arrestimin e ushtarëve që u përfshinë në përpjekjen e së premtes për të kapur pushtetin.

Sipas raportimeve qeveria,  nuk ka kursyer edhe oficerët e lartë ku dyshohet që kanë gisht në tentimin e puçit të dështuar të së premtes, njofton Klan Kosova.

Një komandant brigade tha se më shumë se 50 ushtarë janë arrestuar vetëm në provincën perëndimore të Denizli-të në mëngjesin e së dielës, raportojnë mediat turke.

LEXO EDHE: Grusht-shteti i Turqisë, ja pasojat

Ndërkaq deri më tani më shumë se 3 mijë ushtarë janë arrestuar dhe afër 2700 gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra e tyre, njofton Klan Kosova.

Të paktën 265 persona janë vrarë në përleshjet nga grusht – shteti i dështuar.