Erdogan: Do ta diskutojmë vendimin për vdekje

Bota korrik 16, 2016 - 17:44

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas puçit nga një pjesë e ushtrisë, ka deklaruar se do të diskutohet vendimi për vdekje, derisa ka ftuar qytetarët që sonte të dalin dhe të festojnë.

Ai ka njoftuar se mbledhja e Qeverisë është caktuar për ora 14:00. Erdogan ka premtuar që do të ndëshkohen edhe personat që kanë penguar gazetarët gjatë raportimit të tyre.