Erdogan: Grusht shteti dështoi

Bota korrik 16, 2016 - 08:07

Disa orë pas një sulmi të befasishëm ushtarak kundër qeverisë së Presidentit Rexhep Taip Erdogan, mëngjesi ka zbardhur në Turqi, shkruan CNN.

Erdogan, duke iu drejtuar turmën së njerëzve të mbledhur në Stamboll, tha se grushti i shtetit dështoi dhe “qeveria është nën kontroll”, por njoftimet për shpërthime dhe të shtëna armësh vijnë ende nga Stambolli.

Në Stamboll, pamjet  domethënëse të ushtarëve që dorëzohen mbi një urë dominojnë të gjitha mediat.

Është e paqartë se kush vërtet po e kontrollon Stambollin dhe Ankaranë në këtë moment.

Aeroporti turk i Stambollit është rihapur dhe stacionet e lajmeve janë filluar përsëri transmetimit, pasi u mbyllën përkohësisht nga ushtarët gjatë natës./Syri.net