Erdogan: S’ka fuqi më të madhe se dëshira e popullit

Bota korrik 16, 2016 - 03:29

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se tentimi për grusht shtet ka dështuar sepse “s’ka asnjë fuqi që është mbi dëshirën e popullit”.

“Të gjithë ata që tentuan të bëjnë grusht shtetin e befasishëm do të marrin përgjigjen e merituar, pavarësisht çfarë institucioni përfaqësojnë. Tradhtarët do të dënohen keq. Me këtë gjest Zoti na ndihmoi të pastrohemi nga tradhtarët”. Komentet i beri pasi u bashkua turmave të njerëzve në Stamboll pasi ka ardhur nga Bodrumi, ku po kalonte pushimet e tij me familje.

Ai tha se hotelin ku ka qëndruar ai në Marmaris e kanë bombarduar puçistët, njëtë edhe aeroportin, duke menduar se ai ende ështe atje.

Edhe kryekëshilltari i Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) Nuh Yilmaz në Turqi ka njoftuar se tentativa për grushtshtet në Turqi ka dështuar, ndërkaq është liruar shefi i shtabit ushtarak në Turqi, Hulusi Akar.

Dhjetëra ushtarë që ishin pjesë e grusht shtetit janë arrestuar nga Policia e shtetit, ndërsa raportimet nga Turqia thonë se edhe disa prijës të kësaj tentative janë arrestuar në selinë e Televizionit Shtetëror të Turqisë.