Erdogan sulmonte me qëllim PKK-në

Bota korrik 16, 2016 - 03:06

Mediat amerikane kanë shpalosur një detaj të rëndësishëm në kohën kur Turqia po përballet me krizë të vërtetë.

CNN duke u thirr në burime raporton se presidenti turk me qëllim kishte përdorur konfliktin e Sirisë për t’i goditur kurdët.

“Që nga fillimi i kryengritjes në Siri, Erdogan e ka përdorur këtë konflikt si një formë për të goditur Partinë Punëtore Kurde (PKK). Grupi militant ka luftuar shtetin turk për dekada të tëra dhe është vendosur në listën e organizatave terroriste nga NATO, SH.B.A. dhe BE-ja.”

 

CNN Internacional

“Megjithatë, imazhi i Erdoganit ishte dëmtuar me censurë të rreptë të internetit - Tëitter, Facebook dhe YouTube të cilat janë bllokuar shpesh në Turqi - dhe shkarkimet e shumta të policëve dhe prokurorëve të cilët kanë hetuar qeverinë e tij për korrupsion”, raporton CNN International.