Lajmërohet Erdogani, ja çka thotë

Bota korrik 16, 2016 - 01:55

Pas lajmit të mediave të huaja se presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka ikur nga Turqia dhe se ka kërkuar të ulet avioni i tij presedencial në Gjermani, dhe se kjo e fundit ia ka refuzuar uljen, është paraqitur Erdogani në rrjetin e tij social në Twitter.

“Kjo është një përpjekje kundër vullnetit kombëtar. Ne jemi me popullin dhe demokracinë deri në frymën e fundit. Ne i bëjmë thirrje kombint tonë për të mbrojtur vullnetin e tyre kombëtar”, ka shkruar Erdogani.