Pamje nga masakra brenda klubit të natës në Orlando (Video)
Bota
June 13, 2016 - 13:48
Është publikuar video e tmerrshme ku dëgjohen të shtënat brenda klubit të natës në Orlando
Amanda Alvear, një e pranishme në klub, ka postuar një video në Snapchat në momentin e të shtënave, shkruan "Mirror", transmeton Gazeta Express.
Fillimisht në këtë video shihet Amanda duke vallëzuar me shoqërinë e saj, kur pas pak fillojnë edhe të shtënat.
Kjo është video e parë e publikuar brenda klubit në momentin e masakrës.
Amanda Alvear është njëra ndër viktimat e kësaj tragjedie amerikane.
Shikoni videon shokuese ku dëgjohen të shtënat e armëve brenda klubit.