Një shkumë misterioze po mbulon Japoninë (FOTO)
Bota
April 17, 2016 - 19:49
Një shtresë e çuditshme shkume mbuloi rrugët e një qyteti në Japoni, pas një tërmeti të fuqishëm i cili goditi vendin këtë javë.
Kjo shkumë u paraqit në qendër të qytetit Fukuoka në orët e hershme të së shtunës, pas një tërmeti 7-magnitudësh që tronditi regjionin Kumamoto.
Një tërmet 6.5 shkallë goditi zonën e njëjtë të enjten mbrëma, por banorët e Fukuoka-s raportuan dëme të vogla, transmeton Gazeta Express.
Njerëz të ndryshëm po postojnë fotografi dhe video të shkumës së pashpjegueshme, duke çuar në shumë spekulime për shkakun e shfaqjes së saj.