Paralajmërohet Koreja e Veriut

Bota April 02, 2016 - 08:20

Gjatë samitit të sigurisë nukleare të mbajtur në Uashington liderët botërorë kanë paralajmëruar Korenë e Veriut t’i ndalojë planet për ndërtimin e bombave atomike dhe testet e predhave në det. 

Në samitin për sigurinë nukleare në Shtetet e Bashkuara ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut ishin me rëndësi të veçantë në agjendë. Presidenti amerikan, Barak Obama, së bashku me homologët e tij nga Japonia dhe Koreja e Jugut paralajmëruan Penjanin kundër provokimeve të mëtejshme.

Tre liderët i bënë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojnë testet nukleare dhe ato të predhave ose në të kundërt do të përballen me sanksione të tjera.