Trumpi konfirmon se mbështet Todd Blanch për Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së

Trumpi konfirmon se mbështet Todd Blanch për Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së

Bota August 01, 2026 - 19:34

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në rrjetin “Truth Social” se, pavarësisht kundërshtimit të disa senatorëve, ai mbështet emërimin e Todd Blanche si Prokuror i Përgjithshëm.

“Nëse senatorët Cornyn dhe Tillis, të dy të zemëruar sepse unë nuk i mbështeta, nuk do ta miratojnë Todd Blanch, një nga profesionistët më të respektuar në vend, si Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së, atëherë unë do ta mbaj Todd si Prokuror të Përgjithshëm në detyrë”, tha Trump në një postim në rrjetin social.

Presidenti konfirmoi se do të mbështesë fuqimisht miratimin e Ligjit kundër keqpërdorimit të armëve.