Shkon në 13 numri i rasteve me hantavirus, kreu i OBSH-së: Situata mbetet e qëndrueshme

Shkon në 13 numri i rasteve me hantavirus, kreu i OBSH-së: Situata mbetet e qëndrueshme

Bota May 27, 2026 - 12:10

Ka shkuar në 13-të numri i rasteve të Hantavirusit të lidhura me anijen turistike.

Në një postim në X,  kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka njoftuar se një rast i ri është raportuar në Spanjë.

“Spanja raportoi një rast të ri midis pasagjerëve që janë në karantinë, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 13”, ka thënë ai.

Sipas tij, vdekje të reja nuk ka pasur që nga 2 maji.

“Situata mbetet e qëndrueshme. Pasagjerët që u sëmurën po marrin kujdesin e nevojshëm, ndërsa të tjerët mbeten në karantinë”, ka shtuar ai.

Në dy javët e fundit të gjithë pasagjerët e mbetur, anëtarët e ekuipazhit dhe stafi mjekësor zbritën nga anija luksoze MV Hondius e prekur nga shpërthimi I virusit.