Ministri i ardhshëm i Hungarisë bëhet viral pas fitores, feston duke vallëzuar [video]

Ministri i ardhshëm i Hungarisë bëhet viral pas fitores, feston duke vallëzuar [video]

Bota April 13, 2026 - 13:56

Mijëra qytetarë hungarezë kanë dalë në rrugë për të festuar humbjen e Viktor Orbanit dhe fitoren e Peter Magyarit në zgjedhjet e së dielës.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale të gazetares së RTL hungareze, Noemi Zalavari, një ndër momentet që mori më shumë vëmendje ishte videoja e Zsolt Hegedus, e cila u bë virale gjatë festimeve.

Në përshkrimin e videos, gazetarja thekson se Hegedus po përmendet si kandidat i mundshëm për postin e ministrit të Shëndetësisë.