Macroni e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

Macroni e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

Bota April 12, 2026 - 22:14

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ka uruar liderin e opozitës në Hungari, Péter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mes tyre.

Macron ka bërë të ditur se ka kontaktuar personalisht me Magyar për ta përgëzuar për rezultatin, duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për procesin demokratik në vend.

“Kam biseduar me Péter Magyar për ta përgëzuar për fitoren në Hungari,” ka deklaruar ai, ndërsa ka shtuar se Franca vlerëson pjesëmarrjen demokratike dhe angazhimin e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.

Macron gjtihashtu ka ndarë edhe një mesazh publik në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e Hungarisë dhe të Evropës në tërësi.