Përfundojnë bisedimet e fazës së parë SHBA-Iran

Përfundojnë bisedimet e fazës së parë SHBA-Iran

Bota April 11, 2026 - 20:28

Delegacionet e ShBA-së dhe ato iraniane kanë shkëmbyer mesazhe me shkrim që përshkruajnë çështjet në diskutim, ndërsa përfundoi faza e parë e bisedimeve diplomatike në Pakistan, raportoi të shtunën agjencia iraniane e lajmeve “Fars”.

Një burim pakistanez më herët i ka thënë CNN-it se bisedimet pritet të zgjasin tërë natën, e madje deri të dielën.

Bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit, me Pakistanin që po e luan rolin e ndërmjetësit mes tyre, po mbahen në Islamabad. Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë, Asim Munir, kanë qenë në dhomë, ka konfirmuar ky burim për CNN-in.