Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Bota
April 10, 2026 - 08:17
Sulmet midis Izraelit dhe Libanit kanë vazhduar gjatë natës dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar mënyrën sesi Irani po e trajton Ngushticën e Hormuzit.
Trumpi e ka akuzuar Iranin se “ka bërë një punë shumë të dobët” duke lejuar kalimin e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke shkruar: “Kjo nuk është marrëveshja që kemi”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka folur gjithashtu për zhgënjimin e tij në rritje, ndërsa zhvilloi një telefonatë me Trump, në të cilën Downing Street thotë se udhëheqësit diskutuan nevojën “për një plan praktik për të vënë në lëvizje anijet” përmes Ngushticës së Hormuzit, shkruan BBC.