Starmeri niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e ngushticës së Hormuzit
Bota
April 08, 2026 - 10:16
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka udhëtuar sot e mërkurën drejt Gjirit për të zhvilluar bisedime me liderët rajonalë, në përpjekje për t’u siguruar që ngushtica e Hormuzit të hapet përgjithmonë pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, njoftoi zyra e tij.
“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha Starmeri në një deklaratë, raporton Rel.
“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, për ta kthyer atë në një marrëveshje afatgjatë dhe për ta rihapur ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai. /abcnews