Garda Revolucionare: Nëse SHBA-jab kalon vijat e kuqe, përgjigja e Iranit do të shtrihet përtej rajonit
Bota
April 07, 2026 - 16:12
Në një deklaratë të re, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se ka treguar ‘përmbajtje të konsiderueshme’ dhe ‘kujdes në zgjedhjen e objektivave për hakmarrje’ kundër SHBA-ve dhe partnerëve rajonalë.
“Nga ky moment e tutje, të gjitha këto konsiderata do të lihen mënjanë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga mediat shtetërore.
IRGC gjithashtu paralajmëroi se nëse ushtria amerikane “kalon vijat e kuqe, përgjigja jonë do të shtrihet përtej rajonit”, duke shtuar se do të synojë infrastrukturën e SHBA-ve dhe të partnerëve të saj dhe do të ndërpresë furnizimet rajonale me naftë dhe gaz për vite me radhë. /abcnews