OKB-ja voton për rezolutën mbi ngushticën e Hormuzit

OKB-ja voton për rezolutën mbi ngushticën e Hormuzit

Bota April 07, 2026 - 10:53

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë për një rezolutë që synon të adresojë kërcënimet e Iran ndaj ngushticës së Hormuzit, bëjnë të ditur burime diplomatike për AFP-në.

Sipas draftit të fundit, dokumenti i kërkon Iranit të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare dhe çdo përpjekje për të penguar kalimin tranzit ose lirinë e lundrimit në këtë korridor kyç detar.

Megjithatë, kundërshtimet nga disa anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje kanë bërë që teksti të zbutet. Versioni aktual i rezolutës nuk përfshin autorizim të drejtpërdrejtë për përdorimin e forcës. /euronews