Argjentina dëbon diplomatin më të lartë iranian
Bota
April 04, 2026 - 23:51
Tensionet mes Argjentinës dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Argjentinës ka dëbuar diplomatin më të lartë iranian në vend, Mohsen Soltani Tehrani.
Sipas ministrit të Jashtëm, Pablo Quirno, diplomatit iranian iu dha një afat prej 48 orësh për të lënë territorin argjentinas, një urdhër që është zbatuar tashmë.
Kriza u thellua pasi Argjentina shpalli Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste. .
Nga ana tjetër, reagimi i Teheranit nuk ka munguar. Ministria e Jashtme e Iranit e ka cilësuar vendimin e Argjentinës si një “ofendim të pafalshëm”, duke pretenduar se ky veprim është i ndikuar nga Shtetet e Bashkuara.