Rrëzohet edhe një aeroplan i Forcës Ajrore të SHBA-së në rajonin e Gjirit Persik
Bota
April 03, 2026 - 23:37
Aeroplani i dytë i Forcës Ajrore të ShBA-ë u rrëzua në rajonin e Gjirit Persik të premten, ndërsa piloti i vetëm që ndodhej në të u shpëtua, i thanë dy zyrtarë amerikanë gazetës “The New York Times”.
Aeroplani sulmues i tipit “A-10 Warthog” u rrëzua afër Ngushticës së Hormuzit rreth kohës së njëjtë kur një aeroplan i Forcës Ajrore i tipit F-15E u rrëzua në qiellin e Iranit, thanë zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, transmeton gazeta “The Guardian”.
Gazeta amerikane theksoi se zyrtarët ofruan pak të dhëna për rrëzimin e aeroplanit A-10, pa dhënë hollësi për atë se si dhe ku saktësisht ndodhi ngjarja.