Trumpi dhe Starmeri bisedojnë në telefon, pajtohen që të rihapet ngushtica e Hormuzit
Bota
March 23, 2026 - 08:25
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer theksuan nevojën për rihapjen e ngushticës së Hormuzit gjatë një bisede telefonike, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
Një zëdhënësi deklaroi se mbrëmë Trump dhe Starmer diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme, dhe në veçanti nevojën për të rihapur ngushticën e Hormuzit në mënyrë që të rifillojë trafiku detar global, raportoi Sky News.
"Ata ranë dakord se rihapja e ngushticës së Hormuzit është e nevojshme për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë. Ata ranë dakord të flasin përsëri së shpejti", tha zëdhënësi. /rtk