Rutte: Të ndalet një Iran bërthamor, do të ishte një kërcënim për Europën
Foto: Laura Hasani

Rutte: Të ndalet një Iran bërthamor, do të ishte një kërcënim për Europën

Bota March 19, 2026 - 16:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i pranishëm në Bruksel, deklaroi se aleatët janë të vendosur në qëllimin për të parandaluar një Iran bërthamor. Ai vlerësoi operacionet aktuale ushtarake si jetike për sigurinë e Evropës dhe Izraelit.

“Ajo që po bëjnë Shtetet e Bashkuara në këtë moment është degradimi i kapaciteteve bërthamore dhe raketore të Iranit. Kjo është shumë e rëndësishme për sigurinë evropiane dhe për Lindjen e Mesme. Një Iran bërthamor do të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë. Gjithashtu, Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt; është e papranueshme që një rrugë kyçe detare të qëndrojë e mbyllur”.

Në këtë krah të aleancës, Rumania ka konfirmuar pozicionimin e saj proaktiv duke pritur pajisje mbrojtëse amerikane në territorin e saj.

“Ne jemi aleatë kur partneri ynë ka nevojë. Disa javë më parë, Rumania u pozicionua qartë duke pritur pajisje mbrojtëse amerikane. Kjo do të thotë të jesh aleat”.

Për liderët e BE-së, pavarësia energjetike dhe uniteti përballë kërcënimeve lindore janë e vetmja rrugë për të mbrojtur ekonominë e bllokut. /abcnews