SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

Bota March 13, 2026 - 21:45

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion që çon në identifikimin ose kapjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, si dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit.

Në listën e publikuar përfshihen Ministri i Brendshëm iranian, Eskandar Momeni, dhe Ministri i Inteligjencës dhe Sigurisë, Esmail Khatib, së bashku me tetë figura të tjera të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Sipas Departamentit të Shtetit, këta individë “drejtojnë elementë të IRGC-së, e cila planifikon dhe ekzekuton akte terroriste në mbarë botën”.

Programi “Shpërblime për Drejtësi” u bën thirrje informatorëve të dërgojnë të dhëna përmes kanaleve të sigurta si Tor ose Signal, duke theksuar se ata mund të përfitojnë jo vetëm shpërblimin financiar, por edhe mundësinë e zhvendosjes në një vend të sigurt.

Ky hap i Washingtonit vjen pas vrasjes së Ali Khameneit, babait të Mojtaba Khameneit, në një bombardim më 28 shkurt, në ditët e para të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Programi “Shpërblime për Drejtësi” i Departamentit të Shtetit ofron para në dorë për inteligjencën që çon në kapjen ose ndjekjen penale të individëve të kërkuar.

Babai i Mojtaba Khamenei, Ali Khamenei, u vra në një bombardim më 28 shkurt në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit./rtsh